Humbi jetën në aksident/ Përcillet për në banesën e fundit vajza e Vangjel Tavos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përcillet për në banesën e fundit vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo. Eva Tavo do të prehet në varrezat e Jorgucat të Gjirokastrës. 24-vjeçarja, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit. Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.

Për pasojë vajza e Tavos humbi jetën në vend, ndërsa shoferi është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës e ndau vetë Tavo përmes një postimi në Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes./e.t

Të fundit

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Lajme të tjera

Web TV