Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, shkon në 3 numri i të arrestuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në Prishtinë, ku u vra 33-vjeçarja, Liridona Murseli.

Lajmin e bën të ditur media kosovare “Express”, ndërsa personi është arrestuar në Prishtinë.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, në pranga është vënë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili kishte paguar me 30 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Gjatë marrjes në pyetje ka qenë autori i pari i cili ka treguar se është paguar nga Naim Murseli, të cilin e kishte edhe bashkëfshatar, për t’i vrarë gruan.

Më vonë edhe vetë Naimi, ka pranuar se i ka premtuar Plavës, 30 mijë euro që ai t’i vrasë gruan dhe një pjesë të parave ia kishte dhënë, ndërsa për pjesën tjetër kishin rënë dakord që t’ia jepte më vonë.

Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje. Ku Naim Murseli pretendoi se disa persona i kanë dalë përpara makinës për t’i grabitur, ndërsa ky i fundit ka marrë dy fëmijët dhe është larguar, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi gruan e tij./E.T

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV