Vranësira në fundjavë! E diela me shi në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas atyre të ditëve që kaluam nga i ftohti polar tashmë po kalojmë një periudhë tranzitore, për të qenë në stinën e dimrit.

Masat ajrore jugore që kanë përfshirë vendin tonë kanë ndikuar në rritjen e temperaturave të cilat kanë qenë më se të ndjeshme, krahasuar me ditët që lamë pas.

Eneida Doçi, sinoptikane e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak tha: “Ditën e sotme vlerat minimale u resgjistruan në Korçë me 7 gradë dhe vlerat maksimale do të arrijnë 22 gradë si zonat e ulëta po ashtu dhe bregdet.

Edhe ditën e nesërme do të kemi po të njëjtën situatë meteorologjike ku moti do të jete me kthjellime dhe vranësira. Reshjet prezente në veri dhe në jug ndërsa era do të vazhdojë të ketë intensitet nga kuadrati i jugut 2-9m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 13-19m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë prej 2 gradësh.

Situata ndryshon ditën e Diel  ku depërtimi i masave ajrore të lagështa do të sjellë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Era do të kthejë Veri-Perëndim, Jug-Perëndim dhe temperaturat do të pësojnë rënie.

Ditën e Hënë dhe të Martë do të kemi kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme dhe reshjen do të jenë me intensitet të ulët përqendruar në relievet kodrinore-malore.

Ditën e Mërkurë parashikohen kushte të paqëndrueshme atmosferike me reshje shiu të herëpasherëshme, shtrëngata e stuhi të cilat lokalisht në periudha afatshkurtra, mund të shfaqen problematike. Reshjet e borës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në veri e verilindje të vendit me intensitet të ulët.

Lexo edhe :  Belind Këlliçi paralajmëron publikisht zyrtarin socialist: Ndal presionet në Zall Herr

Ditën e Enjte dhe të Premte kushte relativisht të qëndrueshme me reshje të pakta lokale në relieve të kodrinore-malore.”/kb

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV