Rikonfirmimi i Berishës/ Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur rreth Kuvendit Kombëtar të mbajtur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Topi u shpreh se opozita tanimë është kthyer në “qesharake”, por nga ana tjetër sipas tij kjo është një “dramë e madhe për shoqërinë shqiptare”.

Sa i përket daljes publike të të bijës së Berishës, Argita Malltezit, Topi tha se ajo është e predispozuar të ecë në hapat e të atit, por do të varet sa do e lejojë ky i fundit.

Sipas tij në një parti të dominuar nga “njëshi” preferencat e para për trashëgiminë janë te pjesëtarët e besuar të familjes.

 

 

“Ashtu sikurse unë shikoj dinamikën e lëvizjeve në opozitë, do të vijë një ditë kur opozita do të bëhet qesharake. Jemi në një teatër ku po luhet një komedi. Kjo është komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë. Duke parë që situata rrotullohet rreth një individi të pashpresë, kjo shoqëri po shkon në një situatë të pashpresë.

Grupi i Bardhit ka preferuar të mbajë bashkimin në parlament duke i dhënë prioritet kohezionit parlamentar.

Në jetën politike jam rezervuar në komentet rreth familjes, por jemi në politikë, unë shikoj që e bija e Berishës nuk është një personazh që shfaqet rishtaz. Ajo që konsiderohet risi është shfaqja publike.

Zonja Malltezi ka thënë që i përket shtresës së mesme, ndaj më duhet një kohë e gjatë për të parë formëzimin nëse marrim si pikë referimi që zonja Malltezi është shtresë e mesme se si është shoqëria shqiptare.

Ajo parti mund të përcaktohet si një parti që dominohet nga njëshi dhe kur dikush e dominon patjetër që preferencat e para janë të trashëgimtarëve brenda familjes. Kjo është diskutuar gjerë e gjatë, por sot shihet qartë që në një moment të vështirë të Sali Berishës pretendohet të fuqizohet me elementë të rinj si ato brenda familjes.

Lexo edhe :  Çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane?!

Ajo shprehet se nuk pretendon më tepër se kaq, nëse Berisha do kërkonte kompromis për tërheqjen nëse vazhdon e bija, do të ishte Argita ajo që do e zëvendësonte?

Jam i bindur se gjithçka që në çdo lloj rrethane gjithë predispozicioni është që ajo të ecë në hapat e të atit, por varet sa e lejon ai. Megjithatë unë këtë e shoh si stacionin e fundit, nuk ka stacion tjetër më, është pika fundore e partisë”, tha ai mes të tjerash./    S.M

Të fundit

“Mjeshtër” i krimit kibernetik, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve...

Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

Spartak Ngjela Abstenime djathtas. Nuk pranojnë Saliun. Po Saliu që tani është mundur me mbi 40 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike. Sigurisht...

Kundërshtoi kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt!

Gjykata e Lartë vendosi të pranojë rekursin e Arbër Veliaj dhe ta kthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i...

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit

Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike dhe arriti të sigurojë një vend të artë në finalen e madhe. Pas performancës që...

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe: PROVOKIM, tregoi shqiponjën me dy koka

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka triumfuar mbrëmjen e djeshme duke kaluar në finale e Eurovision 2025. Në momentin kur prezantuesit e festivalit thirrën...

Lajme të tjera

Web TV