Nga Ylli Polovina
Pasardhësi i familjes Kastrioti, Giorgio Maria ndodhet në Tiranë
Pyetje: Mirëmëngjes Giorgio Maria, mirë se erdhet ju dhe bashkëshortja juaj në tokën e të parëve të tu! Sa herë keni qenë në Shqipëri?
Përgjigje: Kjo është hera e katërt. Nga këto, dy vizita zyrtare, me Kryeministrin z. Berisha, dhe tjetra me kryeministrin aktual z. Rama. Ne kemi ardhur për pothuajse një dekadë, edhe nëse, si këtë herë, një udhëtim prej vetëm 48 orësh.
Në të kaluarën gjyshi im Ferdinandi ishte i ftuar në Shqipëri me rastin e dasmës së Mbretit Zog.
Në periudhën më të fundit, xhaxhai im me kalorësit e Urdhrit të Maltës erdhi për të sjellë ndihma humanitare, pas çlirimit nga diktatura, nga Enver Hoxha. Me atë rast ai e bëri këtë duke drejtuar kamionët, ai dhe kushëriri im.
Me pak fjalë, ndonëse me vonesë, familja jonë napoletane, në vitet 1900 dhe në vitet 2000, ka qenë disa herë në kontakt me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Pyetje: Pse vetëm një vizitë dyditore në atdheun tonë?
Përgjigje: Kjo kësaj rradhe është një vizitë private, për të përshëndetur miqtë nga Tirana, Ylli Polovina dhe Zaim Korsi si edhe familjet e tyre përkatëse. Zaimi është sponsorizues i monumentit të madh të Skënderbeut, të ngritur në Peshkopi, vepër e të talentuarit skulptor Sadik Spahija.
Me këtë rast, duke qenë se ka pasur disa zhvillime në familjen tonë, ne sollëm disa broshura që përmbajnë trungun e përditësuar familjar, ku përfshiheshin fëmijët e Filippo Maria, të parëlindurit tonë, dhe trashëgimtarit të tij, Giorgio.
Ne do t’u kërkojmë miqve tanë që këto dokumente tja dërgojnë Ministrisë së Kulturës, Qarkut të Dibrës, Muzeut të Krujës dhe qytetit të Sines, gjë që do t’i lejojë ata të përditësojnë dëshmitë e tyre, të futura, për Krujën dhe Sinën, në muzetë e tyre përkatës të Skënderbeut, të cilat ekspozojnë pemën tonë familjare.
Rreth 10 vjet më parë, falë vizitës sonë, me ftesë zyrtare, ne bëmë një hap historik në atdheun tonë, me përfaqësues të Qeverisë dhe mikun tonë Zaim Korsi dhe djalin e tij Diamante.
Pyetje: Pse e keni ndjerë nevojën për të përditësuar dokumentacionin?
Përgjigje: Ne përfaqësojmë degën napolitane, e cila është njohur si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Skënderbeut, prandaj na u duk e drejtë nga ana jonë që të ndiqnim evolucionin e një Familjeje të lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë.
Nuk kemi ndërmend të injorojmë Doktor Alessandro Kastriota Skënderbeun e degës së Leçes, për të cilin kemi respektin më të thellë, por na duket e drejtë të dihet kush jemi dhe ku jemi, në veçanti falë të lindurit të fundit Giorgio, të cilin do të jemi ende atje për ta përfaqësuar me Përulësi dhe Krenari, HEROIN tonë SKËNDERBE./kb