Para apo pas festave, kur do të nisë mosbindja civile? Ja si përgjigjet Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i cili një ditë më parë paralajmëroi zbatimin e kodit penal që parashikon dënim deri në 5 vjet burg për aktet e ndodhura në Parlament.

Në një konferencë për shtyp Berisha tha se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por shtoi se strukturat janë të mobilizuara.

Prej 10 ditësh ju keni folur për mosbindje civile, i keni bërë thirrje kryetarëve të degëve të mobilizohen. Keni ndonjë përgjigje kur do nisë?

Eshtë një bindje universale që në Shqipëri është instaluar diktatura dhe jemi në një grusht shteti brenda shtetit. Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme.

 

Pas festave?

 

Nuk mund ta them para apo pas festave.

Balla ka kërkuar respektim të Kodit Penal që parashikon 5 vite burg për aktet e kryera dje…

Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë. Mosbindja civile është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit. /   S.M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV