Sepse Shqipëria nuk është nervoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 

-Janë shtuar lëvizjet në rrugicën e shtëpisë së Sali Berishës!

Shoferi i taksisë ndali pak shpejtësinë dhe hapi dritaren e pasagjerit. Banon diku në rrugicën time.

-Nga ta di unë!, iu përgjigja. ‘E çe pastaj?’.

– Jo, asgjë, asgjë!. Thashë mos po e arrestojnë sot…

Thuajse një jetë të tërë, por sidomos pasa datës 22 tetor kur Gjykata Speciale i ndaloi pasaportën dhe i caktoi takime të detyrueshme në Prokurori, njerëzit po presin që Sali Berisha të shkojë në ‘dyqanin e krimeve’ dhe të paguajë njëpërnjë për çfarë ka ‘ngrënë’. Padurimi i njerëzve është rritur sidomos tani kur Saliu ‘i mallkuar’ po i thyen tjegullat shtëpisë së Drejtësisë. Ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës për paraqitje para Drejtësisë. Ka marrë edhe urët e zjarrit e po tenton të djegë selinë e Parlamentit. Nëse do ta djegë, nuk do të thotë se bëri gjë të re; qindra herë i ka vënë flakën vendit që nga dita kur u shfaq në ‘politikën anti- komuniste’. Edhe nëse do të ketë djegur selinë e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, prapë do të ngjitet në tunelet e Dajtit për të djegur kopjen e dokumenteve që e provojnë si zjarrvënësin e madh dhe të korruptuarin e qenësishëm.

As atëherë nuk do të paraqitet para Drejtësisë. Prapë shoferi i taksisë do të më ndalë në rrugë e do të më pyesë: ‘U bënë dhjetë vjet, akoma nuk është në burg Sala?’.

Edhe kështu mund të ndodhë nëse do të përmbyset bota. Por nuk ka lajme të tilla të kobshme. Do të ndodhë më e thjeshta: Sali Berisha do të shkojë me këmbët e veta në institutin 313 të Tiranës, që i thonë edhe ‘burgu i vjetër’.

E shikoni? Vetëm në një segment të shkurtër të ditës, na u shfaqën tri kategori temperamentesh njerëzorë:

Kategoria e parë,

njerëz të zakonshëm, një popull i tërë, që i ka mësuar për bëmat e rënda të Sali Berishës, dhe që kërkon ta shohë ‘sa më shpejt në burg’. Temperatura e kokës së këtyre njerëzve tani ka shkuar lart, deri diku te krahasimi i popullit të Rumanisë në momentin kur kërkonin ndëshkimin e liderit komunist, Çaushesku, dhe të familjes së tij. Kur guraja e tij e larë në flori, Helenë, guxoi të sfidojë popullin e rraskapitur, gati duke iu drejtuar me fjalët ‘hë!, rreckamanë të dreqit, çfarë doni?, e dini se edhe unë jam e shtresës së mesme?’, në atë moment ra pika e fundit mbi gotë. Pasi u zbatua vendimi i Gjykatës Speciale në Bukuresht, të gjithë ranë në qetësi; ra edhe nervozizmi i kategorisë që po vlonte. Vendin e ‘Helenës’, në rastin tonë e ka zënë Saliu me të bijën; njëri i thotë Drejtësisë se ‘nuk më kap dot!’; ndërsa e bija i thotë popullit ‘jam e shtresës së mesme’. Edhe këtu njerëzit kanë të drejtën e tyre të vlojnë nga nervozizmi.

Lexo edhe :  Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Kategoria e dytë është kjo e familjes Berisha.

Këta po bëjnë lojën e ‘Çausheskut’ të riardhur në diktaturë. Sikur edhe një herë lideri rumun ‘të nusëronte’ mbi gërmadhat e shpirtrave të popullit të vet, atëherë do ta dinte ai çfarë ‘cirku’ do të luante. Sali Berisha është, qind për qind, njeriu që bëri tmerre të fshehta në komunizëm,  e shiti veprën e tij anti- njerëzore si ‘demokraci’, dhe tani është kthyer fitimtar në regjimin e tij të parë. Familjen- të mësuar ‘të gjuajë’ pasuri sa më të majme të popullit; qeverinë si buldozer të familjes për të mbledhur sa më shumë pasuri dhe për të mbjellë vdekje; vetë një dirigjent i konflikteve mes individëve,  mes besimeve dhe mes krahinave të vendit. Të gjithë të kësaj familjeve janë njësoj: ‘të korruptuar të mëdhenj dhe minues të demokracisë’, sipas shpalljes nga shteti Amerikan. Tani, të gjithë numërojnë ditët; por bëjnë sikur ‘nuk janë nervozë’. Saliu, pa dashje, e konfirmoi: Nxori të bijën para një turme që e quajti ‘kuvend kombëtar’ me qëllim që të verbrit të dëgjonin zërin e të bijës dhe të bindeshin si me zërin e Saliut. Berisha u bë gati ta drejtojë ‘partinë’ që nga burgu.

Kategoria e tretë është Drejtësia e vendit, që mund të thuash se është vetë Shqipëria. Shqipëria tani nuk ka as nevojë, as anti- kulturën për nervozizëm. Saliu vjen vetë në repartin 313, nuk është nevoja ta ndjekin. Edhe qeveria e Saliut vjen një nga një. Dhëndri është atje, por ‘helenat’ nuk do të kenë më flori. Po të ishte koha kur këta mbanin vulën e shtetit, këta do të vendosnin disa snajperë mbi kokat e liderëve të opozitës dhe të kundërshtarëve. Disa do t’i kishte varrosur në detin e Kunes, disa do t’i kishte vrarë para selisë së PD…, Pjetrin do ta kishte helmuar në Lezhë…

Shqipëria nuk ka nevojë, as stil, për nervozizëm. Si në gjithë qytetërimin modern perëndimor, shteti shqiptar ka urtësinë e të fituarit./kb

Të fundit

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV