“Transport me dron të pakove postare”, Balluku prezanton projektin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në 111-vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare. Gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet, Balluku e ka vënë theksin tek një projekt i madh inovacioni që do të përfshijë shërbimet nga Posta Shqiptare.

Belinda Balluku: Posta Shqiptare ka nisur prej kohësh një projekt të madh inovacioni duke pasur parasysh që është institucioni që shkon në çdo cep të vendit tonë. Nuk ka një institucion tjetër shtetëror që shkon nga Vermoshi në Konispol duke qenë i prekshëm nga të gjithë dhe sidomos nga grupet vulnerabël. Tani që ne jemi gati dhe kemi projektuar dhe dizenjuar këtë zhvillim të ri innovator dhe teknologjik, ka ardhur momenti ta promovojmë. Të gjithë e dimë sa shumë shërbime merren nga zyrat postare. Synojmë që pagesat të kryhen në mënyrë elektronike. Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do të bëhet në pikat e shpërndarjes, ne t’i japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë para pa pasur nevojë të shkojë në bankë dhe të paguajë komisione.

Balluku ka thënë se planifikohet që duke nisur nga viti 2024 të zhvillohet një projekt të ri dhe bëhet fjalë për transportin me dron të pakove postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër.

Belinda Balluku: Ajo që është më e rëndësishmja, ne planifikojmë duke nisur nga viti 2024, të kemi një projekt të ri që do të ngjajë pak futurist, ashtu siç u komentuan satelitët dhe bëhet fjalë për transportin me dron, i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme postare, pakot postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër. E gjitha kjo do të na japë eficencë në kohë, eficencë financiare edhe ulje të emetimeve të karbonit që është edhe kjo një nga synimet e Shqipërisë./O.S

Të fundit

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Lajme të tjera

Web TV