EMRAT/ SPAK urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës,9 kërkesa për arrest me burg dhe..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar mbrëmjen e së premtes 15 urdhërarreste, mes të cilëve edhe dy zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Mes urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK është drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, i cili mban këtë post prej 8 vitesh dhe Namik Simixhiu.

Gjithashtu, urdhër-arreste janë lëshuar edhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Ndërkohë sërish rëndojnë akuzat ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

GjKKO ka dhënë masat e arrestit në burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Taulant Tushën. Ndërsa është vendosur masa e “Arrestit në shtëpi” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”/O.S

Të fundit

“Mandatin e nëntë e vura me 50%”, Rama: S’kam parë takim më të madh se ky

Kryetari i PS, Edi Rama, ishte në takimin përmbyllës në Durrës, ku pasi falënderoi për pjesëmarrjen masive, u shpreh...

“Skllav dhe vegël i Edi Ramës”/ Berisha “lëshon gjuhën” ndaj Tom Doshit në Shkodër

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, nga takimi përmbyllës në Shkodër ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn. Berisha tha se Tom Doshi është skllav...

“E keqja vjen nga ata!”/ Njerëzit e pasur kanë shkaktuar dy të tretat e ngrohjes globale

Është e njohur mirë se çështja e pabarazive sociale është e ndërthurur fort me atë të krizës klimatike. Por, në çfarë mase saktësisht,ndikojnë ndryshimet në...

Shkodër, Berisha sulmon Shehajn dhe Doshin: Janë vegla të Ramës, mos i votoni!

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, nga takimi përmbyllës në Shkodër ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn. Berisha tha se Tom Doshi...

Çfarë ka në arkivat (jo më aq sekrete) të Vatikanit?

Arkivat Sekrete të Vatikanit, të themeluara nga Pali V rreth vitit 1610, fillimisht nuk ishin më sekrete se çdo kancelari tjetër fisnike. Në fakt, në...

Lajme të tjera

Web TV