Kryeministri i Spanjës përshëndet Kongresin e PS-së: Shqipëria, shembull progresi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Spanjës, njëkohësisht presidenti i Internacionales Socialiste, Pedro Sánchez, përshëndeti Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në videomesazh Sánchez theksoi se “vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe me të drejtat dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”.

“Në këtë rrugë drejt prosperitetit kontributi i PS-së ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama, nënkryetar i Internacionales Socialiste. Në emër të gjithë familjes së Internacionales Socialiste dhe në emrin tim dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e agjendës transformuese për Shqipërinë”, theksoi Sánchez .

Kryeministri Sánchez u shpreh se “jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij, për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu edhe i yni. Të njëjtën projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajmë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë”./kb

Të fundit

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient...

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit në via Casoni, Fontaniva (Itali), ku një 59-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj, mbeti i plagosur rëndë...

Lajme të tjera

Web TV