Rama: Gati masat e BE-së nëpërmjet ChatGBT/ Me Mira Muratin “fluturojmë” drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zbuloi gjatë Kongresit të Partisë Socialiste bisedën që ka zhvilluar me Mira Muratin, për të përshpejtuar punën e cila do të na anëtarësojë në Bashkimin Evropian.

Ai u shpreh se krijuesja e ChatGBT, shqiptarja Mira Murati, do të arrijë me ndihmën e inteligjencës artificiale futjen në legjislacionin shqiptar rreth 4000 akte ligjore, të cilat janë të domosdoshme për anëtarësimin në BE.

Rama u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera ku i gjithë procesi ka zgjatur deri në 9 vite, Shqipëria do ta bëjë shumë herë më shpejt.

“Unë jam i bindur që gjithkush mendon që kjo është retorikë por nuk është retorikë është fakt i mbështetur në argumenta konkretë. Unë po sjell këtu vetëm dy. I pari është tejet teknik, që një vend të jetë teknikisht gati që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian duhet të ketë legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Kjo do të thotë që të vendosë Shqipëria 280 mijë faqe, 3484 masave ligjore të KE-së ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4000 akte ligjore dhe nënligjore. Që kur Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë me BE-në, shumë vite më parë, ka arritur të bëjë ndërvendosjen e vetëm 510 masave. Tradicionalisht kjo punë kolosale, për vendin që e ka kaluar këtë gjë përpara nesh ka zgjatur 7-9 vjet. Shqipëria do ta bëjë këtë shumë më shpejt se ata pararendës. Ky nuk është, prapë po e them, qëndrim retorik por argument i mbështetur në shkencë, inovacion e teknologji. Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate, një talent, Mira Murati.

E dëgjuam të gjithë njëkohësisht bashkë me gjithë botën kur ajo mahniti me krijesën e inteligjencës artificiale ChatGBT.

Ju e dini si është jeta të gjithë kanë fiksimet e tyre, dhe unë timin, e kërkoj Mira Muratin dhe ajo më jep një takim telefonik. Mora guximin për t’i kërkuar ndihmë, për ta bërë Shqipërinë pjesë më shpejt të BE-së. Ajo qeshi sepse mendoi se po bëja humor.

A është e mundur të fusim mijëra përkthyes dhe të shfrytëzojmë miliona, për të bërë gati malin e masave të BE-së nëpërmjet ChatGBT?

Po më duket e mundur, mu përgjigj. Kështu nisi puna me të dhe grupin që u krijua”, tha Rama.

Lexo edhe :  Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Kryeministri shtoi ndër të tjera se ndryshimet e Shqipërisë do i lërë në Bruksel si kartolinë, e suksesit të modelit shqiptar të inteligjencës.

“Sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbarojë mbledhja, do t’ia lë si kartolinë suksesin e modelit shqiptar të inteligjencës, për vendosjen e 280 mijë faqe masa të legjislacionit të BE-së. Modeli ynë revolucionar, nuk bën thjeshtë përkthim por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të orizit”, deklaroi Rama./O.S

Të fundit

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit....

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Pse është zhgënjyer Hansi Flick nga Barcelona?

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Hansi Flick ka pritur më shumë nga klubi në merkaton e janarit. Ai është i kënaqur me faktin se Barcelona...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV