Identifikim me fytyrë për personat që duan të shikojnë faqe pornografike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe mund të përdorë opsionin për identifikimin me fytyrë për personat që shikojnë pornografi në internet. Jo për të ndëshkuar të rriturit që e përdorin atë në përgjithësi, por të miturit britanikë që nuk lejohen të hyjnë në një përmbajtje të tillë, të paktën derisa të mbushin 18 vjeç.

Britania e Madhe mund të përdorë opsionin për identifikimin me fytyrë për personat që shikojnë pornografi në internet. Jo për të ndëshkuar të rriturit që e përdorin atë në përgjithësi, por të miturit britanikë që nuk lejohen të hyjnë në një përmbajtje të tillë, të paktën derisa të mbushin 18 vjeç. Por si bëhet? Deri më tani, “kontrollet prindërore” nuk kanë rezultuar efektive në çdo situatë dhe as “vetëcertifikimet” online nga përdoruesit.

Për këtë, autoriteti i telekomunikacionit i qeverisë britanike, Ofcom, nuk e ka përjashtuar identifikimin me fytyrë përmes kamerës së përparme të celularit apo kompjuterit. Qëllimi përfundimtar: të sigurohet që gjithnjë e më pak të mitur të kenë akses në përmbajtje pornografike në internet . Ndër masat që po shqyrtohen janë kontrollet e detyrueshme të kartave të identitetit, kontrollet në kartat e kreditit dhe krijimi i “portofoleve të identitetit dixhital”. Megjithatë, po shqyrtohet edhe identifikimi me fytyrë, për të kuptuar nëse tiparet e fytyrës së një personi janë ato të një fëmije apo të një të rrituri.

Natyrisht, propozimi ka gjeneruar kritika në Mbretërinë e Bashkuar. Le të jemi të qartë: këto janë vetëm rekomandime, të paktën për momentin, dhe qeveria e Rishi Sunak nuk ka paraqitur (ende) një ligj në këtë drejtim. Në çdo rast, nëse një autoritet institucional si Ofcom e thotë këtë, propozimi zbatohet si i tillë.

Lexo edhe :  Automjeti ngec në mes të hekurudhës dhe bëhet copash

Sipas studimeve të ndryshme kombëtare, mosha mesatare e një të mituri britanik që akseson përmbajtje pornografike nëpër faqet në rrjet është 13 vjeç. Shumë e ulët për autoritetet. Sipas kompanisë IT Yoti, identifikimi i fytyrës në rrethana të ngjashme është i mundur dhe i sigurt, “sepse të dhënat fshihen sapo të bëhet e qartë se personi që përdor pornografi nuk është i mitur”, thanë përfaqësuesit e saj për BBC.

Po në lidhje me të gjithë përdoruesit e tjerë të pornografisë në internet? A mund të jenë vërtet kaq të sigurt që të mos lënë gjurmë në internet dhe në serverët e qeverisë, në emër të privatësisë?

Faqet si Pornhub e konsiderojnë iniciativën kundërproduktive: “Kjo rrezikon t’i drejtojë përdoruesit drejt sajteve të paligjshme, me edhe më pak kontroll. Dhe kapja e të dhënave personale si njohja e fytyrës mund të rrezikojë sigurinë e përgjithshme.”

Protesta të ashpra ka pasur edhe nga shoqatat kryesore për privatësinë e qytetarëve: “Pasojat katastrofike”. Në çdo rast, ekzekutivi britanik i Rishi Sunak ka siguruar publikimin e udhëzimeve të reja në fillim të vitit 2024.

Sipas Ofcom, 14 nga 67 milionë britanikë ndjekin rregullisht përmbajtje pornografike. Dhe një njohje e drejtpërdrejtë e fytyrës, për autoritetin qeveritar, do të ishte metoda më e mirë për të identifikuar nëse ka një të mitur në anën tjetër të ekranit të një filmi porno. Pornhub mbetet, edhe sot e kësaj dite, faqja e 14-të më e shikuar online në botë./O.S

 

Të fundit

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror...

Lajme të tjera

Web TV