Për ekspertët e turizmit, Korça mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët në natën e ndërrimit të viteve. Pas saj vijnë qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora.
Por këtë vit ekspertët thonë se surprizë është qyteti i Shkodrës dhe Thethi.
Ka qytetarë që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në qytetet e rajonit. Shumë prenotime janë bërë në Prevalla, Tetovë, Budva e Kolashinë
Megjithatë duket se supriza më e madhe janë të huajt që do të festojnë në Shqipëri. Ashtu si në sezonin turistik, ekspertët tregojnë për një numër të madh, që do të kalojnë Krishtlindjen apo Vitin e Ri në qytetet kryesore të vendit tonë.
Festat e fundvitit nuk e kanë humbur magjinë e tyre. Qytetarët organizohen për ditë e netë ndryshe. Rezervimet dhe prenotimet, qoftë ato tradicionale me familjen, apo me shoqërinë, kanë nisur që në nëntor./E.Ç