Kryeministri Rama nis mëngjesin me pamje mahnitëse: Kartolinë dimri nga Alpet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Alpet shqiptare të mbuluara nga dëbora.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë dimri nga Alpet tona, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Pas një vjeshte të ngrohtë dhe me diell, vendi u përfshi nga moti me reshje dhe ulje temperature që kanë sjellë reshje dëbore në lartësitë e maleve e duke i falur peizazhit magjinë e bardhësisë.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij.

Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2000 m.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.

Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit./    S.M

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV