Shqipëria në krizë të forcës punëtore, biznesi thirrje qeverisë: Hapni ambasadat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa mungesa e burimeve njerëzore po kthehet në kërcënimin kryesor për sipërmarrjen, kjo e fundit ka një kërkesë të pazakontë.

Sokol Kraja, sipërmarrës, gjatë një interviste televizive i bën thirrje qeverisë që të hapë ambasada në vendet e largëta, vetëm për një qëllim, për të rekrutuar punonjës të huaj.

Ajo që po ndodh sot është emigrim, emigrim, emigrim.

“Punonjësit po largohen çdo ditë. Në këto kushte i bëj thirrje qeverisë që të hapë ambasada në Indi dhe Bangladesh. Janë vende me popullsi të lartë dhe me një fuqi punëtore që mund të amortizojë hendekun në tregun tonë. Vendi ynë do të vijojë të vuajë nga emigrimi i mëtejshëm dhe kjo po sjell kosto për biznesin”, – u shpreh Kraja.

Sipas tij viti 2024 do të jetë edhe më sfidues në gjetjen e punonjësve të kualifikuar dhe ka një arsye për këtë.

Unë mendoj se 2024 do të jetë edhe më i vështirë në këtë drejtim. Shumë vende si Kanadaja, Gjermania etj po lehtësojnë kushtet e punësimit për emigrantët e huaj. Kjo do të sjellë hemorragji në tregun e punës, për rrjedhojë do të prekemi dhe ne – sqaroi Kraja.

Për të dytin vit me radhë, në indeksin e klimës së biznesit nga dhoma amerikane e tregtisë, treguesi me përkeqësimin më të madh është ai i gjetjes së fuqisë punëtore./   S.M

Të fundit

Çfarë po ndodh sot në botë, ndërkohë që Shqipëria voton? Disa lajme nga bota…

Në rast se e gjithë vëmendja juaj ka qenë e përqendruar te zgjedhjet në Shqipëri, lexoni më poshtë zhvillimet...

Njihuni me aktorët më të pasur të Hollivudit

Nga “Terminator” në titullin miliarder, Arnold Schwarzenegger është emri që udhëheq listën e aktorëve më të pasur të vitit 2025, me një pasuri marramendëse...

Endri Shabani paralajmëron: Një kompani ndërkombëtare do numërojë votat

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën, Endrit Shabani, votoi në shkollën ‘Ali Demi’, duke apeluar për pjesëmarrje masive në zgjedhje. “Ne kemi 300...

Sherr në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN. Ngjarja raportohet...

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV