Tre muaj pas lëshimit të ujërave radioaktive,dalin në breg tonelata peshq të ngordhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra ton peshk të vdekur kanë dalë në breg në një plazh në veri të Japonisë, duke shtuar spekulimet se ujërat radioaktive të lëshuara në det nga imjanti bërthamor i shkatërruar i Fukushimës po shkatërron ekosistemet vendase bregdetare.

Moria e sardeleve dhe makarelit të ngordhur që dolën në brigjet e Hakodate në veri të Japonisë, kishin krijuar një mbulesë të argjentë rreth 1.5 km të gjatë në breg.

Zyrtarët nuk kishin asnjë shpjegim për fenomenin, por studiuesi Takashi Fujioka, i industrisë së peshkimit Hakodate propozonte një numër teorish për vdekjen masive të peshqve.

Ai thoshte se eventi mund të ishte mungesë oksigjeni në ujë teksa tufat notonin në ujëra të cekëta, ose mund të kishin ngordhur papritur nga tronditja e ftohtësisë së ujit.

Por fenomeni i vrazhdë vjen vetë tre muaj pas nisjes së lëshimit të kontestuar në oqean të mbetjeve radioaktive të Fukushimës, çka ka sjellë ndalimin e importeve të peshkut japonez nga Kina dhe Kora e Jugut fqinje.

Kina dhe Korea kanë protestuar lëvizjen e pashpjeguar e të kontestuar ashpër të Japonisë duke mbajtur protesta para ambasadave dhe pankarta me mbishkrimet ‘Deti nuk është kosh mbeturinash për Japoninë’.

Rezidentët në bregdetin e Hakodate thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë.

Disa prej tyre mblidhnin peshkun për të ngrenë, edhe pse zyrtarët në faqen e internetit paralajmëronin të mos e konsumonin, shkruan rrjeti Daily Mail.

Në mars 2011 impjanti bërthamor i Fukushima u shkatërrua nga një tërmet dhe tsunami që pasoi, teksa më vonë qeveria njoftoi se me anë të një tubacioni nëntokësor mbetjet e lëngshme radioaktive do të shkarkoheshin në det.

Ata thanë se para lëshimit në det, mbetjet procesoheshin nga një sistem që supozohej ta bënte ujin radioaktiv më pak të dëmshëm.

Lexo edhe :  Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Por kritikët thonë se mungesa e të dhënave e bën të pamundur të kuptohet nëse ky veprim kërcënon shëndetin e gjallesave dhe rrjedhimisht atë njerëzor./O.S

Të fundit

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026,...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Lajme të tjera

Web TV