Tesla tërheq 2 milionë makina nga tregu,shkaku problemeve me sistemin e pilotit automatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tesla po tërheq rreth 2 milionë makina nga tregu amerikan për shkak të problemeve me sistemin e pilotit automatik.

Tesla, kompania elektrike e automjeve, do të instalojë tek këto makina masa të reja sigurie që lidhen me këtë sistem.

Kompania, që zotërohet nga miliarderi Elon Musk, bëri të ditur se do të përditësojë softuerin me sinjalizime shtesë atyre aktuale që kanë të bëjnë me shoferin kur cakton pilotin automatik.

Shkak për tërheqjen e 2 milionë makinave nga tregu amerikan është bërë një raport i Administratës amerikane të Sigurisë së Trafikut që zbuloi se shumë automjete Tesla goditën makina të parkuara gjatë aktivizimit të sistemit autopilot.

Piloti automatik i Teslas u mundëson makinave elektrike që të përshpejtojnë automatikisht shpejtësinë, të frenojnë automatikisht brenda korsisë së tyre, ndërsa me përmirësimet që synohet të bëhen, Tesla mund të ndihmojë në ndyshimin e korsisë nëpër autostrada, por pa i bërë autonome./O.S

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV