“Gërdeci” Mediu: Kam bërë detyrën time, do të jem i pranishëm në çdo seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së sotme në GJKKO për Gërdecin.

Ky demontim ishte çështje sigurisë, detyrim ligjor, çështje sigurie për Shqipërinë. Ka qenë një kërkesë sipas procedurave. Sesi është përzgjedhur vendi i demontimit, strukturat që kanë detyrimin ligjor përcaktojnë vlerësimin. Çdo urdhër ministri obligon me raportime përkatëse, përndryshe nuk kemi të bëjmë me strukturë të posaçme. Nuk kam bërë as më shumë as më pak, veçse detyrën time. Meqenëse është ngritur akuza që ministri ka krijuar dëm ekonomik, e para nuk ka ministri që thotë kush e paguan transportin.. .Këto kanë dalë nga stafet që përgatisin urdhrat. Në ministrinë e Mbrojtjes është bërë nga Forcat e Armatosura. Do të jem në çdo seancë të Gërdecit në të njëjtën mënyrë siç kam qenë. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe ministri të Mbrojtjes. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe me punimet e paligjshme në Gërdecin. Kompania kishte bërë shkelje, detyra e ministrit është të vlerësojë këtë shqetësim dhe ta adresojë. Unë nuk kam dijeni që ka pasur veprime mbrapa. Nuk ka një akt që unë ta kem neglizhuar dhe të mos e kem raportuar”-tha ndër të tjera ish ministri i mbrojtjes./O.S

Të fundit

“Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin (VIDEO)

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” është njëri prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit. Ikonat, ngjyrat,...

“Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua me pëlqen shumë

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet e tij epike. “Le nam me...

11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për ‘rrethimin policor’ të News24

Adriatik Doci Gazetari Lutfi Dervishi, me të drejtë, ka ngritur disa pyetje për 'rrethimin policor' të News24 mëngjesin e djeshëm, duke e vënë theksin tek...

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

Lajme të tjera

Web TV