Pse po hetohet dosja e Liridonës nga një prokurore serbe? Zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi ka folur për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai theksoi se hetimet kanë marrë drejtimin e duhur, duke nënvizuar se mund të zgjasin deri në dy vjet.

Munishi theksoi se rasti po trajtohet nga prokurore serbe, pasi prokurorja e mëparshme e ka dorëzuar vetë rastin.

“Hetimet kanë marrë drejtimin e duhur dhe puna që është bërë deri tani e arrirë. Nuk mund të them saktësisht se sa kohë do të marrë specifikisht kjo ngjarje, por për hetime dhe dosje të tilla mund të duhen deri në dy vote kohë as sa dhe është e parashikuar ligjërisht. Hetimet kanë arritur në një pikë të caktuar, por nuk kam një datë të saktë për përfundimin e tyre dhe nuk mund të ndaj detaje se çfarë kemi zbuluar deri tani për shkak të sekretit hetimor. Mund të garantoj që po hetohen të gjitha pistat që mund të çojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Nuk mund të them nëse do të ketë persona të tjerë që do të shoqërohen apo arrestohen për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Sa i përket prokurores së çështjes, është e vërtetë që ajo është serbe dhe po e heton e vetme rastin. Nëse do të ketë nevojë për shtimin e ekipit, sigurisht që kjo do të ndodhë.

Prokuroria e mëparshme e ka dorëzuar vet çështjen, pasi ngjarja ndodhi kur ishte ajo në turn, ajo ka bërë hetimet paraprake dhe aty ka përfunduar puna e sa. Më pas bazuar në procedurat ligjore, shqyrtohen numra rendor të planifikuar më herët dhe kësaj radhe rasti i takonte prokurores aktuale. Në përfundim të të gjithë procesit hetimor do të ketë dhe një njoftim nga Prokuroria e Prishtinës për vrasjen e Liridona Ademajt”-tha ai për Euronews Albania.

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV