Berisha“në dorën” e Parlamentit/ Pas 21 dhjetorit vendos SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është shumë e qartë në hapat ligjorë që merr Parlamenti për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e zotit Sali Berisha.

Si organ këshillimor, nuk është Këshilli i Mandateve ai që merr vendimin final. Këtë të drejtë e ka vetëm seanca plenare, por vendimi i Këshillit tregon orientimin e votës në Parlament. Dhe në këtë pikë, nuk ka më diskutime. Parlamenti do të votojë të enjten e 21 dhjetorit për të autorizuar SPAK-un të arrestojë Sali Berishën. Për këtë, i duhet të ketë një raport, që do të bëhet gati brenda të mërkurës, me dakordësinë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike zyrtare, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ky raport i dorëzohet parlamentit që cakton rendin e parë të ditës dhe merr vendim me votim të hapur. Një seancë që nuk pritet të jetë e qetë, edhe për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita.

Përgjithësisht, parlamenti ka votuar pro heqjes së imunitetit të deputetëve, kur është kërkuar nga prokuroria për arrestim. Përjashtim bën rasti i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin maxhoranca refuzoi kërkesën e Prokurorisë, duke lejuar vetëm disa masa shtrënguese më të lehta, si ato që ka aktualisht zoti Berisha. Por të enjten nuk do të jetë ky rasti. Pas datës 21 dhjetor, SPAK-u do të ketë autorizimin për arrestin e Sali Berishës dhe i takon prokurorisë të kërkojë më pas arrest me burg ose arrest shtëpie.

Ligji i përfshin të gjitha opsionet. Kërkesa e dy prokurorëve të dosjes Partizani, që e dyshojnë Berishën për korrupsion pasiv të funksionarëve të larte shqyrtohet nga Irena Gjoka, e njëjta gjyqtare që shpalli detyrim paraqitje ndaj ish kryeministrit. Prej javësh avokatët e Berishës kundërshtojnë vendimin e gjyqtares GJOKA me arsyetimin e konfliktit të interesit, pasi është shkarkuar nga detyra , në atë kohë edhe në cilësinë e kreut të KLD. Në përgjigjen e dorëzuar TCH për këtë episode KLGJ pranon se Irena Gjoka u lirua nga detyra në datë 8 shkurt 1996, ndërkohë që e njëjta KLD e emëroi atë sërish në detyrën e gjyqtares në mbledhjen e radhës, datë 23 gusht 1996./O.S

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV