Hapet tregu i gjelave të Baldushkut/ Veliaj: Konsumoni produkte “Made in Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të shtatin vit radhazi, në Baldushk u hap tregu i gjelave të detit.

I pranishëm, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje shqiptarëve të blejnë sa më shumë produkte “made in Albania”.

“Baldushku sot është markë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, jo vetëm si çmim më ekonomik, por krahasuar me atë që vjen e ngrirë, është shumë herë më i mirë. Unë besoj se sot, akti më i madh patriotik është që ta blesh gjelin në Baldushk, ta blesh verën në Lundër, vajin në Ndroq, domaten në Shëngjergj, se duke qarkulluar paratë brenda ekonomisë sonë, sigurisht fuqizojmë një pafundësi të madhe familjesh që jeton me nder e dinjitet”, u shpreh Veliaj.

Veliaj kërkoi thjeshtësimin e procedurave për fermerët që kërkojnë t’i përkushtohen agro-turizmit.

“Më vjen mirë që në këto 8 vite nuk kemi reshtur së promovuari gjelin e Baldushkut, por nga ana tjetër procedurat duhen bërë edhe më të lehta për ata që hapin një agroturizëm ose një fermë. Parimi është që, nëse dikush do të hapë një agroturizëm, që do të rrisë veprimtarinë në aktivitetin e tij, ne t’i bëhemi krah, jo stërkëmbësh”.

Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve Fatjon Dhuli, theksoi se tregtimi i gjelave të Baldushkut tha se sivjet janë shitur 20 mijë krerë më shumë gjela se vitin e kaluar./E.T

Të fundit

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

Lajme të tjera

Web TV