Rama jep 1 miliard lekë shtesë për pagat e magjistratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë datë 20 Dhjetor 2023  ka vendosur dhënien e një fondi shtesë në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit.

Fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më poshtë gjeni vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave  ditën e sotme:

“NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2023 PËR DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit të tretë, të shkronjës “a”,  të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Akordimin e një fondi shtesë, në zërin e shpenzimeve korrente, në masën                         1 000 000 000 (një miliard) lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit, sipas arsyetimit të vendimin nr.35, datë 22.11.2022, të Gjykatës Kushtetuese. Kjo diferencë jepet për institucionet e rivlerësimit kalimtar të magjistratit, që nga momenti i krijimit të tyre dhe për institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë, që nga                  data 1 janar 2019 e në vazhdim.

2. Fondi, sipas pikës 1, ndahet, si më poshtë vijon:

a) Për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej                          400 000 000 (katërqind milionë) lekësh.

b) Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej                    10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh.

c) Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej                             350 000 000 (treqind e pesëdhjetë milionë) lekësh.

ç) Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh.

d) Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej                  2 000 000 (dy milionë) lekësh.

dh) Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh.

e) Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej                25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh.

ë) Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej                                        22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekësh.

f) Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej                  13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh.

g) Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 4 000 000               (katër milionë) lekësh.

gj) Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej                                54 000 000 (pesëdhjetë e katër milionë) lekësh.

3. Fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 2 për zbatimin e këtij vendimi. Shlyerja e pagesës bëhet nga institucionet e sistemit të drejtësisë, brenda datës 15.1.2024.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”

Të fundit

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Lajme të tjera

Web TV