Arrin numrin rekord/ Turistet i “marrin frymën” tregut të famshëm të krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i njohur i Krishtlindjeve në Strasbourg, në Lindje të Francës përballet sivjet me një vërshim të pazakontë të turistëve vendas e të huaj, teksa zyrtarët thonë se numri i vizitorëve mund të kalojë 3 milionë.

“Të shtunave jemi të gjithë të bllokuar këtu, nuk dalim dot nga kioska”, thotë një prej shitësve për gazetarët.

Edhe shitësja e zonës Josiane Chevalier, thotë se në ditë të veçanta nuk arrijnë të menaxhojnë kohën e hapësirat prej numrit të madh të njerëzve.

“Duhet të gjejmë një mënyrë tjetër menaxhimi. Në ditët e javës nuk ka problem por të shtunave është e vështirë parë të gjithë shitësit”, shton ajo.

Kryebashkiaku Guillaume Libsig, tha se një plan i ri i tregut të Krishtlindjeve ka bërë të mundur të absorbojë më shumë vizitorë.

“Plani i ri i organizimit të tregut ka shtuar vizitorët por duhet të bëjmë kujdes pasi nuk mund të rritet më shumë se kaq”, tha ai.

Të tjerë thonin se atmosfera mbetet e bukur dhe fëmijët duken më të kënaqur nga aktivitetet.

Vendasi Sassi Ben Gourdi, thotë se familja e tij shet në tregun e krishtlindjeve që prej vitit 1946.

“Në fundjavë është shumë e mbushur me njerëz, aq sa në darkë jam i lumtur që arrij ta mbyll dyqanin. Me kaq shumë njerëz mund të shikosh vetëm fytyra por vizitorët nuk arrijnë të shohin dekorin apo dhe kioskat tona”./O.S

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV