Foto/Studentët bëjnë “vrimë të futen”në muret e universitetit nga frika e sulmit në Pragë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto pamje vijnë nga Universiteti i Arteve në qendër të Pragës, aty ku ndodhi një sulm me armë pasditen e sotme duke lënë pas disa viktima dhe të plagosur.

Disa studentë janë zvarritur nëpër mure për t’i shpëtuar sulmit, e disa të tjerë janë mbyllur nëpër klasa, sipas informacioneve që përcjell transmetuesi çek, CTK.

Të shtënat kanë ndodhur në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Karlovës, një nga më të vjetrit në botë, pranë sheshit Jan Palach në qytetin e vjetër të Pragës. Sipas policisë, e cila ka ndërhyrë menjëherë në vend dhe ka evakuuar universitetin dhe të gjithë sheshin Jan Palach, personi që ka qëlluar tashmë është vrarë.

Policia ndërkohë ka bërë thirrje që qytetarët të gjejnë një  vend të sigurt deri në një njoftim të dytë./O.S

Të fundit

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Lajme të tjera

Web TV