“Nuk shkoi në SPAK me idenë se do mbyllej çështja”/ Ngjela parashikon ‘fatin’ e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë televizive foli për situatën në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha dhe procedurat që ka ndjekur SPAK për të.

Ai u shpreh se gjykata do vendosë se ku do ta bëjë Berisha arrestin shtëpiak. Ai shtoi se ish-kryeministri do të përballet me burg nëse nuk i ndjek rregullat e dënimit paraprak.

“Vendi ku bëhet arresti shtëpiak është shumë i kontrolluar. Do vijë ta kontrollojë hetuesia me ekspertët e vet. Sepse ti mund të kesh një tunel, nuk e di unë se çfarë ndodh. Si rregull mbajnë shtëpitë sepse janë të kontrolluara, por se çfarë do të bëjë gjykata e di gjykata sepse e di. Në rast se ky do t’i bëjë bisht edhe kësaj ata do të japin arrest me burg”, tha Ngjela.

Avokati u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është taksative dhe se nuk mund të rrëzohet.

“Konfliktin nuk e kanë sjellë juristët. Kushtetuta është e qartë dhe nuk kishte nevojë të interpretohej nga një mjek, edhe në qoftë se ai ka pasur mbështetje juridike. Atë që kanë kërkuar ata, e kam parë kërkesën, ata ia kanë kthyer me shumë të drejtë sepse i thotë që 1/5 e deputetëve nuk është subjekt kushtetues. Që të kenë të drejtë ata për këtë që kanë bërë është që t’i jetë shkelur një e drejtë. Është taksative kushtetua. Duhet të jetë shkelur një e drejtë në funksion të një norme kushtetuese. Çfarë e drejte iu është shkelur atyre. Ata nuk janë subjekt kushtetues, kështu që ka të drejtë që ajo që kërkojnë ata nuk mund të bëhet sepse nuk është një subjekt kushtetues.

Ajo nuk ka nevojë për interpretim sepse është i drejtpërdrejtë. Nuk lejohet çdo lloj arresti, qoftë shtëpiak apo në burg, dhe kontrolli personal nuk lejohet, dhe një arsye tjetër që e kanë prapë çështje personale. Pra problemi qëndron që ata çfarë e kanë ngelur kushtetutën. Ky kujt i drejtohet kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më tregoni a ka ndonjë organ tjetër që e rrëzon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese ka thënë që ky nen është kështu dhe ligjvënësit thonë që ne nuk e ndërrojmë dot, duhet të mblidhen dhe të ndryshojnë nenin. Ka ndodhur nëpër botë kjo. Vendimi është suprem”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Ndër të tjera Spartak Ngjela theksoi se karakteri i Sali Berishës, nuk e la që të merrej në pyetje nga një hetues i thjeshtë.

“Akuza është shumë e rëndë për një individ, por kur individi vjen nga një pushtet i fuqishëm, koshineca e tij vlerësohet, sepse ende nuk e kanë kuptuar se nuk kanë forcë. E kam nga literatura, analiza subjektive që i është bërë trupave të tillë nga trupa të mëdha të psikiatrisë ligjore ose edhe psikologjisë ligjore. Kjo ndodh, por nuk do të ndodhte në rast se do të kishte një avokat të nivelit të lartë.

Atë nuk e ka lënë karakteri që të merret në pyetje nga një hetues i thjeshtë. Po të shkoj më tutje do të më thoni që e thyen, por këto janë delire që nuk i godet ligji. Janë brenda koshiencës normale të atyre që vijnë nga pushtetet e mëdha. Ai nuk vajti se ka menduar që po të mos shkojë do të mbyllet çështja. Jo, nuk mbyllet. Ata e çuan deri në fund, pasi nuk është një prokuroi e thjeshtë, është SPAK-u”, tha avokati./E.T

Të fundit

“Nuk do luani nëse e teproni!” Alonso paralajmëron yllin Mbappe

Xabi Alonso e ka filluar me shumë vrull dhe orë pune të gjata rrugëtimin e tij si trajner te...

Cilat verëra janë më të dëmshme për organizmin?/ Ja çfarë thotë kardiologia

Konsumi i verës është një pjesë e pandarë e kulturës mesdhetare, por duhet të bëhet me kujdes dhe masë sidomos sepse alkooli, përfshirë verën,...

“Duam bisedime”, Irani pas sulmeve izraelite, i gatshëm të diskutojë me SHBA

Irani ka sinjalizuar me urgjencë se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke u dërguar mesazhe...

Të lidhësh fatin dhe aktivitetin politik me shëndetin e një 80-vjeçari

Nga Namir Lapardhaja Ndonëse kishte ditën e paraqitjes në SPAK, Berisha mungoi. Sipas asaj që u njoftua, shkak u bë një virozë. Krejt e natyrshme për...

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Një fluturim i Air India u detyrua të kthehej urgjentisht në Hong Kong të hënën, menjëherë pas ngritjes, për shkak të një problemi teknik...

Lajme të tjera

Web TV