Mbi 200 palestinezë të vrarë, vetëm në orët e fundit në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biden bisedon me Netanyahun: Nuk kërkova armëpushim

Mbi 200 palestinezë u vranë dhe 368 të tjerë u plagosën nga sulmet e Izraelit në Gaza gjatë 24 orëve të fundit. Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se 5 ushtarë izraelitë u vranë në operacionin ushtarak tokësor të kryer në Rripin e Gazës, duke e çuar në 144 numrin total të ushtarëve të vrarë që kur nisi ofensiva tokësore.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretenduan se fokusi aktual i sulmeve janë tunelet nëntokësore të Hamasit dhe se do të zgjerojnë më tej operacionet ushtarake në Rripin jugor të Gazës në ditët e ardhshme.

Por pamjet e transmetuara nga “Reuters” tregojnë se sulmet ajrore nuk kanë kursyer aspak as pallatet e banimit dhe infrastrukturën civile.

Por ndërsa lufta që vazhdon prej 11 javësh vijon të marrë çdo ditë jetën e dhjetëra personave, presidenti amerikan Joe Biden bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahun, por nuk nuk i kishte kërkuar këtij të fundit armëpushim.

Bisedën telefonike e konfirmoi edhe Tel Avivi zyrtar, i cili theksoi se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të gjitha objektivat e tij të arrihen plotësisht.

Përditësimi i fundit i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës bëri të ditur se 20,258 palestinezë janë vrarë dhe 53,320 janë plagosur që nga nisja e ofensivës izraelite që ka shkatërruar pjesë të mëdha të enklavës dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh./O.S

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV