Surpriza për qytetarët e Tiranës, një kartolinë nga Veliaj për festat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar qytetarët e kryeqytetit për festat e Fundvitit. Ai u ka dërguar nga një kartolinë me një urim të ngrohtë, si dhe për t’i falenderuar për mbështetjen me dëshirën për një vit të ri të mbushur me shëndet, suksese dhe lumturi.

Më herët, në rrjetet e tij sociale, Veliaj ndau edhe një videomesazh urimi, në të cilin shprehej se 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën.

“S’kam asnjë dyshim se viti 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë ishte më i miri deri më sot. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë vitin që kaloi, këtë vit ne po mbyllim një tjetër titull të jashtëzakonshëm si Qyteti Evropian i Sportit. Unë jam vërtet krenar për punën e secilit prej jush. Na presin shumë detyra dhe shumë plane dhe projekte të mira me energji pozitive dhe me këmbëngulje ne mund t’i arrijmë e t’i realizojmë me shumë sukses”, tha ai./e.t

Të fundit

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe...

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Lajme të tjera

Web TV