Tirana pret Krishtlindjen me koncerte ,Veliaj: Deri më 31 Dhjetor,çdo mbrëmje me artistet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur në Tiranë java e festave. Deri më datë 31 Dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat.

Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive. Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli në rrjetet sociale pamje nga koncerti festiv.

Përmes një postimi, Veliaj shkruan: Nga magjia e mbrëmshme e Vigjiljes së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Është java e festave dhe deri më datë 31 Dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme.

Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit./O.S

Të fundit

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84 lekë dhe do shitet...

Harrohet Irani! Izraeli sulmon palestinezët që po prisnin ndihmat, dhjetëra të vrarë

Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit me Iranin, Izraeli i është rikthyer sulmeve në Gaza kundër Palestinës. Forcat izraelite kanë sulmuar qindra njerëz që ishin...

“Më fute djalin në dhe”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën

Nëna e Santiago Malkos është përplasur në sallën e gjyqit me Leonard Dukën, autorin e dyshuar të ekzekutimit të 26-vjeçarit, duke e kërcënuar se do ta...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i Zyrës...

Çmimi i naftës arrin nivelin më të ulët në dy javët e fundit

Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën, pasi Izraeli pranoi propozimin e Presidentit të SHBA-së, Donald...

Lajme të tjera

Web TV