Prag tragjedie në Lushnje zjarri në qendrën tregtare asfikson 42 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesditën e djeshme rreth orës 14.40, në qendrën tregtare “Metropol” ra një zjarr i përmasave të mëdha duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve. 42 persona përfundojnë në spital të asfiksuar, mes tyre edhe tre fëmijë. Ndërhyrja e forcave RENEA nga Tirana shmang tragjedinë.

Një ngjarje mjaft e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Lushnjës ku në katin e tretë të qendrës tregtare “Metropol”, ra zjarr duke përfshirë më pas të gjithë godinën dhe nëntë kate të pallatit të banimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.40 të ditës së djeshme kur brenda ambienteve të qendrës tregtare ndodheshin një numër i madh qytetarësh. Zyrtarisht mësohet se janë 42 persona që kanë rrezikuar seriozisht jetën që të gjithë të asfiksuar nga tymi I denduar dhe materialet toksike që çliroheshin nga djegiet. Mes të lkënduarve janë tetë efektivë policie dhe zjarrfikësish dhe tre fëmijë. Mesohet se fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Fillimisht ka qenë policia lokale dhe forcat zjarrfikëse të Luhsnjes që shkuan në vendin e ngjarjes, por për shkak të mungesës së mjeteve logjistike dhe faktit që zjarri mori përmasa të mëdha është dashur ndërhyrja e zjrrifikësve të ardhur nga Fieri, Tirana dhe më pas edhe forcat RENEA për të normalizuar disi situatën. Zjarri ka nisur në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, i cili ishte i mbyllur dhe më pas është përhapur në të gjithë qendrën. Dyshohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike në kondicionerin e këtij biznesi, ndërsa më pas flakët janë nxitur nga një restorant i gjithi prej druri. Nga Spitali I Lushnjes në një komunikim me mediat ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tregoi për gjendjen shnëdtetësore të personave të prekur nga kjo ngjarje e rëndë. “Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në spitalin e Lushnjes viziton personat që po marrin ndihmën mjekësore. Aktualisht, 35 persona ndodhen në urgjencën e spitalin e Lushnjës, 4 prej të cilëve janë punonjës zjarrfikës.  Fatmirësisht personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Forcat zjarrfikëse vazhdojnë betejën me flakët, ndërkohë që dyshohet se rreth 40 persona janë ende të bllokuar në apartamentet e tyre. Zjarri nisi që prej orës 14:40 të ditës së djeshme, ndërsa në mbështetje të zjarrfikësve të qytetit ka ardhur edhe i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të gjithë banorëve  të pallatit. Po ashtu edhe kreu I Urgjencës Kombëtare Skender Brataj në një reagim për mediat bëri një përbledhje të situatës. Ai tha se janë 42 persona të cilët kanë përfunduar në spital pas zjarrit, por sipas tij janë të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ai tha se janë me shenja intoksikim dhe jo djegieje. Po ashtu pohoi se janë krehur tre godina dhe ka mbetur vetëm një, ku deri më tani nuk ka rezultuar të ketë persona të bllokuar në banesa. “Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit. Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital. Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç.  Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata”, tha ai.

Lexo edhe :  ‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

Balla: Po punohet në kushte të vështira

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur në lidhje me situatën e zjarrit në Lushnjë, ku tha se rreziku ende nuk ka mbaruar pasi janë dhe disa vatra të vogla aktive. Balla gjithashtu tha se zjarrfikësit po punojnë në kushte të vështira për shkak të temperaturave të larta të krijuara, ndërsa për shkaqet tha se do të kryhet një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi. Gjithashtu, ai paralajmëroi se qarkut Fier do t’i shtohen dhe dy zjarrfikëse që do të përdoren për situata emergjente. “Ju e keni ndjekur dhe vetë. Ka qenë një situatë tepër e vështirë, por falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë të forcave zjarrfikësve dhe ndërhyrjes së të gjitha strukturave të policisë së shtetit, u bë ndërhyrja në banesa dhe u gjetën njerëz të asfiksuar, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Nëse do të jetë e nevojshme do të dërgohen për trajtim të specializuar. Rreziku nuk ka përfunduar, pasi ka ende disa vatra të vogla zjarri, por aty po punonjës shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës. Po punohet në kushte të vështira për shkak se temperatura është shumë e lartë. Unë nuk jam prokuror i çështjes të di shkakun, por policia ka krijuar një kordon sigurie, dhe pasi zjarri të jetë në kontroll do të ketë një hetim të plotë. Nuk dua të bëj deklarata hipotetike sepse dua që hetimi të jetë i plotë dhe shpresoj të mos kemi asnjë jetë të humbur. Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë, për të evakuuar banorët nëse do të ishte e nevojshme. Nuk ndodhi pasi ndërhyri RENEA. Kemi planifikuar që shërbimit zjarrfikës të qarkut Fier do t’i shtohen dy makina të reja për t’u përdorur në raste të tilla”, tha Balla.

Të fundit

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth...

Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid, klubi madrilen duke parë perfomancat...

Lajme të tjera

Web TV