Shenjat që tregojnë se trurit po i mungon oksigjeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni. Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet.

Kur nivelet e tij në gjak bien, atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia. Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore. Kur kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.

Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni. Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak

Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme. Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja. Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.

Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër. Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme. Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

Kjo sëmundje shoqërohet me konfuzion, eufori, nervozizëm, dhimbje koke, marrje fryme, frymëmarrje e shpejtuar, marramendje, rrahje të shpejta zemre, çorientim, tension të lartë gjaku, probleme me shikimin, skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve, rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

Çfarë të bësh nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë të ulëta

Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak. Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe 100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./e.t

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV