Video e Dua Lipës bëhet virale në rrjet, askush nuk e njohu në Indi gjatë një shëtitjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nga Rajasthani i Indisë është bërë virale në rrjetet sociale e cila shihet duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg.

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, e njohur për hitet e saj që kanë pushtuar top-listat globale si “Levitating” dhe “New Rules” publikoi një set fotografish nga pushimet e saj në Rajasthan gjatë fundjavës.

Ndërkohë, një video nga Rajasthan me Dua Lipën është bërë virale në platformat e mediave sociale.

Klipi tregon këngëtaren duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg, duket se pa u vënë re nga publiku pavarësisht statusit të saj si yll global.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kishin shumë për të thënë pasi artistja fituese e çmimit “Grammy” shëtiste thuajse e panjohur në rrugët e ngarkuara të Rajasthanit.

“Një turiste normale e huaj për ta”, shkroi një përdorues në X. “Të huajt që shëtitin rreth e rrotull është shumë e zakonshme në Udaipur, kështu që asgjë e madhe dhe, natyrisht, vendasit nuk do të jenë në dijeni të Dua Lipës”, shkroi një komentues.

Disa njerëz madje shpërndanë meme në seksionin e komenteve të një postimi viral që përmbante videon në rrjetin social X (ish-Twitter).

Fotografitë e pushimeve të Dua Lipas nga Rajasthan u paraqitën si një befasi për fansat e saj. Pas vizitës në Rajasthan, ajo gjithashtu eksploroi New Delhi, teksa vizitoi edhe Varrezat e Humayun dhe Bangla Sahib me familjen e saj

Ndërkohë, udhëtimi i saj në Indi ka qenë gjithashtu i mbuluar me polemika pasi disa njerëz e kritikuan për postimin e fotografive të grave vendase rajasthaneze.

“Çfarë është kjo me gratë e bardha që vijnë në fshatrat indiane dhe bëjnë foto të vendasve sikur është një kopsht zoologjik?”, shkroi një përdorues në X duke kritikuar Dua Lipën./e.t

 

Lexo edhe :  Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

 

Të fundit

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Lajme të tjera

Web TV