Zbulohet mënyra për të luftuar kancerin, shkatërron 99% të qelizave tumorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të shkatërruar qelizat kanceroze. Stimulimi i molekulave të aminocianinës me rreze thuajse infra të kuqe bën që të vibrojnë njëkohësisht dhe kjo çan membranën e qelizave të kancerit.

Molekulat e aminocianinës përdoren në bioimazheri si bojë sintetike. Zakonisht përdoren në doza të vogla për të dalluar kancerin, janë të qëndrueshme në ujë dhe janë shumë të afta për t’u ngjitur në pjesën e jashtme të qelizave.

Janë një milion herë më të shpejta në lëvizje dhe mund të aktivizohen me rreze thuajse infra të kuqe. Këto rreze u mundësojnë shkencëtarëve që të depërtojnë në organizëm. Kanceri në kocka dhe organe mund të trajtohet pa ndërhyrje kirurgjikale.

Në testet e realizuara me qeliza kancerogjence të rritura në laborator, metoda shkatërroi 99% të tyre. gjithashtu u testua edhe te minjtë me melanomë dhe gjysma e kafshëve u shëruan nga kanceri.

Molekulat kanë një ‘krah’ në njërën anë që i lidh pas membranës së qelizës kanceroze ndërsa lëvizja e vibrimeve i përçan. Kërkimi është ende në fazat e hershme, por rezultatet fillestare duken shumë premtuese./O.S

Të fundit

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

Lajme të tjera

Web TV