Rama prezanton “shërbëtorin publik”: Asistencë qytetarëve me shërbimet e e-Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka prezantuar “Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistentin Virtual 1.0 të çdo qytetari në e-Albania.

Ky është një shërbëtor publik që do jetë në dispozicion të çdo qytetari, në çdo orë të ditës dhe të natës, për marrjen e shërbimeve në e-Albania, ku s’ka më nevojë për asnjë ndihmë tjetër për këdo që aplikon për një shërbim

Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit.

Rama: Në vigjilje të Vitit të Ri do vëmë në dispozicion të qytetarëve shërbëtorin e secilit, një shërbëtor publik, një asistent i cili do të jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe të nartës, pavarësisht ditëve të punës apo pushimit, për t’i ndihmuar qytetarët të marrin shërbimet ne e-Albania pa pasur nevojë për ndihmë tjetër. Ne e dimë shumë mirë që në shumë raste përdoruesit e sistemeve digjitale të kenë probleme që nuk lidhen me sistemin, por me hapa të gabuar në procedurat e aplikimit. Kjo ndodh në Kadastër, kur i gjithë ndërveprimi, nuk ka ndërveprim fizik.

Kjo ndodh edhe kur aplikojnë për dokumente. Ambicia jonë është që këtë shërbëtor të qytetarit ta shtrimë edhe në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj paraprakisht, asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim. Po përgatitet që pas një periudhe njohje me ta, të hynë në ndërveprim edhe në zë dhe në figurë, madje mos të jetë më thjesht ndihmësi që i drejton ata, por të jetë ai që e merr shërbimin për ta. Nuk do të jetë e largët dita, brenda vitit që po hymë. Qytetari do të kërkojë shërbimin dhe të gjitha procesit që bën vetë qytetari, të jenë me ndihmë e shërbëtorit qytetar. Në fund të kësaj fjalë të shkurtër./O.S

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV