Tetovë/Sherri me dy viktima dhe dy të plagosur për vendparkim! Gjenden armë të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e djeshme në fshatin Çellopek në Tetovë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, mes këtyre të fundit edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e djeshme (27 Dhjetor) në fshatin Çellopek në Tetovë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, mes këtyre të fundit edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

Sipas njoftimi të policisë, në vendngjarje janë gjetur tre armë zjarri, njëra e cila iu sekuestrua 60-vjeçarit që dyshohet si autor, dhe dy të tjerat u gjetën pranë dy viktimave, trupat e të cilëve janë dërguar për autopsi.

“Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat.  I dyshuari, i cili gjithashtu është lënduar me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Vendi është kontrolluar nga prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.Xh. dhe M.Xh. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ju rikujtojmë se ditën e djeshme Ilmi Islami dyshohet se qëlloi për vdekje dy kushërinjtë e tij, babë e bir pas një konflikti për një vendparkim.

Lexo edhe :  Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Sipas ministrit të Brendshëm maqedonas, personat kishin vazhdimisht konflikte për çështje pronash./O.S

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV