“Berisha e ka degjeneruar atë parti”/ Analisti i njohur shpërthen në akuza të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë televizive, theksoi se Sali Berisha e ka lënë vendin pa opozitë. Ai thotë se retorika e Berishës se nuk do të heqë dorë nga PD është e vjetër.

“Retorikë e vjetër e Berishës se unë nuk heq dorë, jemi më të vendosur se kurrë, revolucioni fillon tani. Retorikë që dëgjohet prej 33 vitesh dhe tani mund të thotë se edhe në hënë do ta drejtojë PD-në. Janë shprehje që po t’i marrim seriozisht, tregon një çrregullim të atij që thotë dhe duket se është i qetë dhe i kthjellët në atë që thotë. Thjesht fakti se mendon se pa të nuk bëhet, tregon se e ka degjeneruar atë parti. E ka zvogëluar dhe çuar partinë në këtë gjendje, e cila është në mjerim se ka prodhuar një situatë që e ka lënë vendin pa opozitë. Mënyra se si bën politikë, bën politikë destruktive dhe ajo që ka bërë për PD-në, di të shkatërrojë por jo ta mbajë. Nuk lë forcë tjetër opozitare, nuk krijon kushte që të mbijë një bimë tjetër përveçse e tija.”, tha analisti.

Duke u ndalur tek shfaqja në publik e Argita Malltezit, analisti theksoi se Berisha kërkon të fusë të bijën në politikë për të marrë drejtimin e partisë pasi nuk i beson më askujt. Megjithatë, sipas Mërtirit, do të vijë një moment që Berisha do të tradhtohet nga të tijët pasi nuk duan të marrin mbi supe koston e të qenit një kryetar fals.

“Dukshëm kuptohet që zonja Malltezi ka hyrë si personi që do të jetë në këmbët e të atit që do ta drejtojë partinë. Tregon për një parti që nuk është më forcë politike por një biznes familjar, një grup familjar, i cili ruan dhe trashëgon pushtetin brenda familjes. Kjo s’mund të jetë fprcë politike alternative ndaj qeverisë, nuk gëzon impatinë e njerëzve që mund ta mbështesin. Ka edhe një arsye tjetër për Argitën. Berisha tashmë nuk i beson më askujt. Sado ka njerëz që i servilosen dhe po ta shohësh edhe në retorikë, pjesa më e madhe e atyre që e ndjekin e imitojnë Berishën në terma dhe diskurs por edhe në gjestikulacione. Kjo për të treguar devotshmërinë. Berisha sado që i ka këta të nënshtruar nuk i beson më askujt sepse duke qenë kaq i dobët kushdo do ta tradhtonte por ai nuk i beson më kujt prandaj do të zgjedhe nje njëri brenda familjes. Qoftë Argita apo kushdo do të vijë një moment se do t’i thojë stop se nuk ecet më kështu.“, shtoi Mërtiri./e.t

Të fundit

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Lajme të tjera

Web TV