Sulmet ajrore në Ukrainë/ OKB ultimatum Rusisë: Ndalo menjëherë sulmet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk dënoi sot sulmet vdekjeprurëse ruse në të gjithë Ukrainën dhe i kërkoi Moskës që të ndërpresë sulmet “menjëherë”.

Rusia nisi sulme me dronë dhe raketa duke vrarë më shumë se 18 njerëz dhe duke plagosur më shumë se njëqind, në një nga sulmet më të mëdha ajrore.

“Jam i tronditur nga një valë e re e sulmeve të koordinuara me raketa dhe me dronë nga Federata Ruse në Ukrainë gjatë natës“, tha Turk në një deklaratë.

Sulmet goditën ndërtesat e banimit, një maternitet, shkolla, kopshte, parqe, një stacion metroje dhe një qendër tregtare, si dhe infrastrukturën energjetike, theksoi ai.

Sulmet gjithashtu ndërprenë energjinë elektrike në disa rajone, pas dëmtimit të linjave të transmetimit dhe ekipet e shpëtimit kërkonin njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit, shtoi Turk.

“E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon në mënyrë eksplicite sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile, dhe sulmet pa dallim, në çdo rrethanë”, tha ai.

“I bëj thirrje përsëri Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë sulmet e saj në Ukrainë dhe të respektojë të gjitha rregullat e së drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me zhvillimin e luftimeve”, tha Turk./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV