Nga 1 janari, pritet të dalin në treg të lirë bizneset e lidhura në tension 20 kV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OSHEE grup i ka bërë thirrje këtyre bizneseve që të zgjedhin operatorin nga i cili duan të furnizohen. Ai mund të jetë një kompani private ose Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE group.

FSHU bën me dije se lidhja e kontratës me kompaninë publike zgjat 1 vit. Çmimi do aplikohet për energjinë në orare të zakonshme të pikut, që do të jetë 15% më e lartë dhe do të jetë një mesatare e blerjes nga FSHU në tregun e lirë.

Liberalizimi nuk është kryer i plotë, ndërsa janë edhe rreth 5 mijë biznese të tjera të lidhura në tensionin 10 dhe 6 kV, për të cilat OSHHE nuk ka njoftim duke bërë të ditur se çmimi i tyre do të vijojë të subvencionohet nga shteti.

Në kulmin e krizës së energjisë në nëntorin e 2021-it, kur çmimet në treg të lirë u pesëfishuan, OSHEE njoftoi bizneset se do vijonte me fazën e dytë të liberalizimit të tregut, ku çdo kompani zgjedh operatorin  që dëshiron. Kjo është një direktivë që vjen nga Bashkimi Europian dhe një pikë kyçe në procesin e integrimit. Pas letrës nga 15 shoqata biznesi, qeveria vendosi të mbrojë bizneset duke mos jua dhënë çmimin e tregut, por ta fiksojë në 18.6 lek për kw/h nga 11 lek që ishte më herët./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV