Shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla/ Nën hetim dy persona në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka sekuestruar disa kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla. Nën hetim janë vënë dy persona: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç.

Njoftimi i Policisë: 

Patrullimet 24/7, gjatë ditëve festive, konstatojnë 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes në rrugë, të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, konstatuan se në rrugë, në lagjet “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./e.t

Të fundit

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Lajme të tjera

Web TV