Ukraina raporton për numër rekord të sulmeve ajrore me dronë nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat Ajrore shkruan më 1 janar në Telegram se kanë shkatërruar 87 dronë Shahed të prodhimit iranian, duke shtuar se mbrojtja ajrore ka intervenuar në mbarë vendin. Një civil është vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në qytetin-port të Odesës në Detin e Zi, tha kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper.

Ushtria ukrainase tha se sulmi me dronë në Odesa shënjestroi infrastrukturën e portit.

“Një numër i dronëve u nisën nga deti drejt zonës bregdetare”, tha Komanda Jugore e ushtrisë.

Kjo komandë po ashtu tha se Rusia kishte tre luftanije në Detin e Zi të armatosur me raketa Kalibr. Po ashtu, universiteti në Dubaljani të Lvivit ka pësuar dëme për shkak të sulmeve me dronë. Gjatë adresimit për Vitin e Ri, presidenti Volodymyr Zelensky, falënderoi ukrainasit për rezistencën ndaj pushtimit rus dhe u bëri thirrje që të jetojnë në bazë të rregullit: “ose punoni ose luftoni”.

“Sepse organizata më e madhe terroriste në botë është kundër nesh”, tha ai.

Në një mesazh të ndarë për Vitin e Ri, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se vitit 2023 ishte “një periudhë e vështirë” dhe qëndrueshmëria e shtetit “u bë më e fortë”.

“Ne hyjmë në vitin 2024 me besim në një fitore në të ardhmen dhe paqe”, shtoi ai. Ukraina përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit 2022./O.S

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV