Cilat janë produktet që familjet shqiptare i blejnë më shtrenjtë se ato europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

Eurostat publikon indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2022.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 25% më shumë se mesatarja europiane. Alkooli më i shtrenjtë në Europë është në Irlandë, me 60% më shumë se mesatarja Europiane dhe më i liri në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, 33.7% përkatësisht sa 26.4% e mesatares europiane.

Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja europiane, e katërta në Europë, pas Islandës (131%), Maltës (128%). Norvegjisë (124.6%). Më të lirat në Europë, pajisjet elektroshtëpiake i gjen në Poloni (85% e mesatares europiane).

Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, duke u renditur e 14. Më të shtrenjtat këto produkte janë në Islandë (1675) dhe më të lirat në Poloni (74.6%).

Krahas qumështit dhe vajrat e yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja europiane (106.8%).

Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 105.5 euro. Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër (120.8%) dhe më të lirat në Turqi (36.3% e mesatares europiane).

Lexo edhe :  Ku është La Civita?/ Këshilltari është “zhdukur”, dalja e fundit publike më 10 shkurt

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën, me 41% të mesatares europiane./e.t

Të fundit

Namazi i Fiter Bajramit falet para kohe, irritim mes besimtarëve

Ndonëse u lajmërua se falja e namazit për Fiter Bajramin do të mbahej në orën 07.30 në sheshin “Skënderbej”,...

Mes frikës dhe pasigurisë/ Si e festuan myslimanët Fitër Bajramin në Lindjen e Mesme

Për disa myslimanë, Fitër Bajrami i këtij viti vjen mes ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet e tyre. Në Gaza, ky do të jetë Fitër...

Fitër Bajrami/ Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter bajramit. Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se nesër përmbushet një muaj...

Ngrohje graduale dhe vranësira të shpeshta/ Moti për ditën e sotme

Moti do të vazhdojë të ngrohet gradualisht gjatë ditës, për shkak të ardhjes së masave ajrore më të ngrohta nga veriperëndimi. Paradite, do të dominojnë...

Sot u ndërrua ora, akrepat shkuan 60 minuta para në 02:00 të mëngjesit

Sot në orët e para të së dielës, (30 mars), u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para. Kjo do...

Lajme të tjera

Web TV