Berisha ankimon masën e sigurisë arrest shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatët e ish-Kryeministrit Sali Berisha kanë ankimuar masën e sigurisë arrest në shtëpi që u dha ndaj tij 4 ditë më parë.

Sipas ligjit që e kërkon ankimimin brenda afatit 5-ditor nga shpallja e vendimit, avokatët e Berishës depozituan ankimimin e tyre duke kundërshtuar këtë masë sigurie.

Një nga argumentet kryesore është fakti që gjyqtarja shpalli vendimin pa mbërritur në gjykatë nëpërmjet postës kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

GJKKO ndryshoi masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie për Sali Berishën me kërkesë të SPAK. Kryetari i PD dyshohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani./O.S

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV