Interpoli ‘vjen’ në Shqipëri/ Ja kur do mblidhen Drejtuesit e lartë të policive europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në analizën vjetore konfirmoi se Drejtuesit më të lartë të policive europiane do të mblidhen në Shqipëri në datat 22-23 dhe 24 Maj 2024.

Balla tha se në Shqipëri do të organizohet Konferenca Europiane e Interpolit.

“Një prej sfidave që shoh përpara është dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Historia që mund të kryesh një krim në Shqipëri dhe të shkosh të fshihesh diku për të fituar azil duhet të marri fund. Shqipëia është një anëtare aktive e Interpolit, një organizatë me shumë peshë në luftën kundër krimit të organizuar dhe dua të ndaj me ju lajmin e mirë që për shkak të këtyre rezultateve Shqipëria do mirëpresë të gjithë drejtuesit më të lartë të policive europiane në 22-24 Maj në Konferencën Europiane të Interpolit”.

Balla theksoi se sjellja në Shqipëri nga Maroku i portugezit Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, është bërë falë bashkëpunimit me Interpol edhe pse nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Marokun.

“Pa Interpolin do kishte qenë e pamundur ta realizonim një gjë të tillë, edhe me mbështetjen e vendeve dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Sjellja në Shqipëri e personit në fjalë ishte tepër e rëndësishme për të zbuluar jo një krim të rëndë por një zinxhir krimesh të rënda. Po bëjmë gjithë përpjekjet të sjellim sa më shpejt në Shqipëri Dritan Rexhepin dhe persona të tjerë të cilët janë ndaluar me kërkesë të Interpol Tiranës dhe që po kryhen të gjitha procedurat”./e.t

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Lajme të tjera

Web TV