Standardet më të larta të sigurisë/ SIGAL UNIQA certifikohet me “ISO 27001:2022”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe mes 50 më të mëdhave në Evropën Juglindore, SIGAL UNIQA Group Austria, certifikohet nga  “AXE Register”, një organ certifikimi i Akredituar dhe i njohur në mbarë botën, për përmbushjen e kërkesave të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit, sipas standardit ndërkombëtar ISO 27001:2022.

Kjo certifikatë dëshmon cilësi në implementimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë së informacionit në Grupin SIGAL UNIQA dhe vlen në fushat e veprimtarisë së kompanisë:

–           Marrja në sigurim

–           Marrja në risigurim

 

Ky certifikim nuk është vetëm një arritje teknike për kompaninë numër 1 të sigurimeve, por gjithashtu një shenjë e qartë e angazhimit të saj ndaj klientëve dhe partnerëve duke ju ofruar standardet më të larta të sigurisë së informacionit.

Me anë të këtij certifikimi SIGAL UNIQA arrin krijojë një ambient besues dhe të sigurtë biznesi duke transmetuar një imazh të lartë cilësie për shërbimet që ajo ofron.

 

 

Çfarë është ISO 27001:2022?

 

ISO 27001:2022 është standardi më i njohur në botë për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit dhe u ofron kompanive të çdo madhësie, në të gjithë sektorët, udhëzime për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit.

 

Pajtueshmëria me ISO 27001:2022 do të thotë që një biznes ka vendosur një sistem për të menaxhuar rreziqet që lidhen me sigurinë e të dhënave që zotërohen ose trajtohen nga ajo dhe se ky sistem respekton të gjitha praktikat dhe parimet sipas Standardit Ndërkombëtar.

 

Pse është i rëndësishëm ISO 27001:2022?

 

Me krimin kibernetik në rritje, menaxhimi i këtyre kërcënimeve mund të duket e vështirë apo edhe e pamundur.

Lexo edhe :  Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

ISO 27001:2022 ndihmon organizatat të ndërgjegjësohen për rreziqet në mënyrën më proaktive dhe të identifikojnë dhe adresojnë pikat e dobëta.

Një sistem i menaxhimit të sigurisë së informacionit, i zbatuar sipas këtij standardi, është mjeti i duhur për menaxhimin e sigurisë kibernetike dhe përsosmërinë operacionale.

 

Avantazhet për kompanitë që certifikohen:

 

–           Forcon ndërfunksionalitetin e sigurisë së informacionit dhe shton besimin e klientëve dhe partnerëve

–           Integron informacionin dhe sigurinë e sistemeve në strategjinë e përgjithshme të menaxhimit të rrezikut të kompanisë

–           Plotëson kërkesat e palëve të interesuara (aksionarë, ligjvënës, klientë, personel, komunitet) duke garantuar qëndrueshmërinë e biznesit

–           Redukton ndodhinë e ngjarjve, që përfshijnë detyrime ligjore dhe kontraktuale

–           Përmirëson marrëdhëniet me Administratën Publike

–           Siguron mbrojtjen e sekreteve tregtare të kompanisë.

 

KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria

 

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Kompania është emri më i besuar i sigurimeve teksa në Shqipëri kryeson tregun prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

 

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

 

Prej vitit 2007 SIGAL UNIQA është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829

/O.S

Të fundit

Ndihmoi 38 vjeçarin që rrahu punonjësen e OSHEE dje, arrestohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i...

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me kalimin e moshës; të tjerët...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Lajme të tjera

Web TV