“Zbardhja e 21 janarit, prioritare!” Balla zbulon lëvizjen e ardhshme: Pas dy javësh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balla tha se do ndiqet vendimi shterues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i cili ka hapur një mundësi të re për zbardhjen e ngjarjes, të cilës siç tha Balla, do t’i shkohet deri në fund. Ministri tha se pas dy javësh do të nisen predhat në Itali për ekspertim.

Dhe në rastin e 21 janarit, më 21 mars 2011 kam depozituar një kallëzim penal në emër të grupit parlamentar të PS me të gjitha informacionet dhe gjetjet si palë e dëmtuar kemi pasur. Por sot jemi në kushte të reja, të krijuara pas një vendimi shterues të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut. Zinxhiri komandues që çoi në atë vrasje shtetërore. Është në detyrën e të gjitha agjencive, policia, prokuroria e Tiranës që ka në administrim dosjen për shkak se vrasja e dy prej personave që humbën jetën është konsideruar si vrasje pa autor. Unë mendoj që prokuroria i ka të gjitha mundësitë, duke përkthyer vendimin e Gjykatës Evropiane. Është urdhërues të gjitha gjetjet, do ua vëmë në dispozicion me të gjitha konkluzionet. Gjykata e vendos theksin te zinxhiri komandues. Në këtë këndvështrim, mendoj se vendimi ka hapur një mundësi të re dhe që duhet ti shkohet deri në fund. Policia po bën pjesën e vet, pas dy ditësh do niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa hyrë në elementë të tjerë pa prekur sekretin hetimor. Është shumë e rëndësishme, ajo që ka thënë Gjykata. Nuk do të ketë më hapësirë manovrimi.”-tha Balla./O.S

Të fundit

Trump afroi nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, reagon Kremlini

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve...

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm. Për shkak të...

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë,...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Lajme të tjera

Web TV