“Kujdes virozat”/ Epidemiologu paralajmëron qytetarët: Nuk ka temperaturë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afro 12 mijë pacientë të moshave të ndryshme janë drejtuar në dyert e mjekëve përgjatë javës së fundit me simptoma të ngjashme me grip.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se kjo është normale për stinën e dimrit dhe muajin janar i cili shënon dhe kulmin e infektimeve. Por çfarë mendohet se ka në qarkullim?

“Është stina klasike e virozave respirtore, po të mbani mend sot një vit kishim 3 lloj viruse, përvec Sars Cov 2 kishim grip dhe RSV, nuk ka asnjë dyshim që këto qarkullojnë sërish por me një problematikë shumë më të ulët.”-tha ai.

Ajo që shumica e pacientëve ankohen është lodhja dhe kolla për një kohë të gjatë, por pavarësisht kësaj për ekspertët kjo nuk është shqetësuese.

“Vitin e kaluar gripi ka qenë më i fortë me temperaturë  38-40 që nuk binte deri në 3 ditë po të shikoni këtë virozë që qarkullon tani, do vini re që s’ka temperaturë por ka një kollë që zgjat shumë në kohë, 3 deri 4 javë e me radhë”-tha Alimehmeti.

Apeli është për të mos e tepruar me medikamente, e veçanërisht antibiotikë që nuk janë aspak të nevojshëm.

“Për secilën prej këtyre trajtimi është mbështetës, trupi e kalon vetë ne e mbështesim me pushim qëndrim ngrohtë dhe ushqim, por ka raste që duan ndihmë mjekësore por kryesisht kalojnë vetë”-tha ai.

Ajo çfarë i qetëson ekspertët është numri i ulët i shtrimeve në spital, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Referuar situatave të ngjashme, pritet që fundi i muajit janar të regjistrojë kulmin dhe më pas kurba e infektimeve të filloj të bien në muajin shkurt.E.T

Të fundit

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Lajme të tjera

Web TV