Ekspertët: Ushtrimet fizike në TikTok mund të jenë të rrezikshme dhe jo efektive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot shumë njerëz po i drejtohen mediave sociale për rutinat e tyre të fitnesit me TikTok e cila është një nga platformat më të njohura në mbarë botën.

Në të vërtetë, kategoria e tij e fitnesit e quajtur “FitTok” ka rreth 300 miliardë shikime. Por a janë stërvitjet, ushtrimet dhe sfidat e postuara vërtet të sigurta dhe efektive?
Studimet e fundit tregojnë se duhet patur shumë kujdes. Gati dy të tretat e llogarive kryesore të “fitspiration” në Instagram nuk përmbanin informacion të besueshëm, sipas një studimi të vitt 2023 të publikuar në “BMC Public Health”.

Gjithashtu një analizë e 1000 postimeve të TikTok në lidhje me ushqyerjen dhe humbjen e peshës, e botuar në revistën “PLOS One”, kishte përmbajtje normative për peshën, siç është glorifikimi i humbjes së peshës.
Dhe ndërsa ndikuesit e fitnesit mund t’i inkurajojnë njerëzit të bëhen më aktivë fizikisht, gjë që është pozitive, cilësia dhe saktësia e përmbajtjes së tyre është një shqetësim.

Jess Brown, një trajner fitnesi i çertifikuar dhe njëkohësisht themelues i “The Glute Recruit” në Nju Jork pohon se “ka shumë stërvitje të paqëndrueshme dhe joreale në TikTok, madje edhe disa këshilla të rrezikshme”.
Për më tepër, shumë nga informacionet e fitnesit në TikTok nuk mbështeten nga shkenca ose nuk postohen nga profesionistë të fitnesit, tha Monica Jones, trajnere personale në Uashington.
“Stërvitjet zakonisht përgjithësohen për këdo, gjithashtu, nuk marrin parasysh shëndetin tuaj, historinë tuaj familjare, fleksibilitetin dhe gamën tuaj të lëvizjes” tha Jones.

Fatkeqësisht, disa nga videot më të njohura të TikTok janë ndër më problematiket. Këto përfshijnë një sërë sfidash që premtojnë se do të humbni një peshë të caktuar ose do të zhvilloni një fizik të veçantë brenda disa ditësh ose javësh.

Lexo edhe :  Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

“Dry scooping” ishte një trend i fundit i fitnesit të TikTok që tani duket se është i bllokuar nga faqja e internetit. Teoria thoshte se para stërvitjes suaj duhet të hidhni një lugë pluhur proteine në gojë në vend që ta përzieni atë me ujë dhe ta pini, siç udhëzohet. Kjo praktikë supozohet se e ngarkon stërvitjen sepse trupi juaj thith kafeinën e pluhurit dhe stimuluesit e tjerë më shpejt.

Por ekspertët thonë se kjo është e rrezikshme dhe ndoshta edhe vdekjeprurëse pasi mund të çojë në shqetësime të frymëmarrjes ose ato kardiovaskulare.

“Kjo praktikë është pjesë e kulturës së kënaqësisë së menjëhershme,” tha Jones. Dhe nëse doni një stërvitje të shkëlqyer, në fakt do të funksionojë kundër jush, sepse çdo pluhur i thatë që kalon nëpër mushkëri do të shkaktojë inflamacion, pëfundoi ai./E.Ç

Të fundit

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza. Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në...

Bazë kokaine në lokal! Arrestohet pronari në Berat, në pranga dhe bashkëpunëtorët

Policia vuri në pranga pronarin e biznesit dhe tre shtetas të tjerë që bashkëpunonin me 45-vjeçarin për të shpërndarë lëndën narkotike. Gjatë kontrollit në lokal dhe...

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Nga Elisa Dedja Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë së kthimit në shtëpi. Një...

Lajme të tjera

Web TV