Euro fuqizohet ndaj Lekut pas festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

BSH planifikon 20 ankande për të thithur 330 mln Euro

Kursi i dobët i këmbimit të monedhës europiane në raport me Lekun duket se ka nisu

Kursi i dobët i këmbimit të monedhës europiane në raport me Lekun duket se ka nisur rikuperimin me fillimin e vitit të ri 2024. 1 Euro këmbehet me 104.7 Lekë në pikat e këmbimit valutor, duke fituar kështu 1.39 pikë vetëm për javën e parë të muajit Janar.

Edhe Dollari amerikan e ka nisur vitin duke u forcuar në raport me Lekun me të paktën 1.51 pikë, për tu këmbuer me 95.3 lekë. Paundi britanik dhe franga zviceriane këmbehen pothuajse në të njëjtat pozita që ishin para fundvitit 2023, ndonëse kanë vijuar fuqizimin e lehtë.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë ka parashikuar të ndërhyjë në tregun e brendshëm duke tërhequr nga tregu i brendshëm një sasi prej 330 mln eurosh për efekt të rezervës së saj valutore.

Sipas kalendarit të bërë publik që prej fundit të vitit që lamë pas, janë planifikuar të zhvillohen 20 ankande për të blerë Euro në treg.

Ndërhyrjet e para nisin në 16 Shkurt 2024, ku do të kërkohet të blihen deri në 10 milionë Euro, dhe kalendari i ankandeve planifikohet të mbyllet më 20 Dhjetor 2024./O.S

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV