Flet vajza e Bedrie Lokës: Mami kishte shenja dhune, ajo…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila u vetëvra në Durrës, ka thënë se kur ka shkuar në spital pranë nënës së saj, infermieret i kanë thënë se ajo kishte shenja në trup.

Duke folur për Euronews vajza tha gjithashtu se i ati kishte marrë telefonin e vëllait të saj për të dorëzuar në policisë ndërsa të vetin e kishte lënë në shtëpi dhe e mbante halla, me synimin për ta marrë më pas në Tiranë.

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. unë më shumë jam rritur më shumë me mamin. Babi ka qenë në burg,

Në telefonin që vetë bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka ka dorëzuar në polici janë gjetur 3 video të realizuara nga i djali i vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tri videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë./O.S

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV