Prej orësh, duke dhënë sqarime dhe përgjigje, çfarë po ndodh në SPAK me Beqaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po u përgjigjet pyetjeve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe pyetjeve të prokurorit të dosjes së sterilizimit, Edvin Kondili.

Ish-ministri u paraqit në SPAK që në mëngjes, rreth orës 09:00, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Media raporton se aktualisht, ai po pyetet në cilësinë e personit ndaj të cilit po kryhen hetime për dyshimet e shpërdorimit të detyrës, ndryshe nga herët e tjera kur sërish është pyetur së pari në cilësinë e një personi në dijeni dhe më tej si një person ndaj të cilit po kryhen hetime.

Situata e ish-ministrit të Shëndetësisë, u rëndua gjatë muajit nëntor 2023, pak muaj pasi SPAK mori aprovimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, arrest me burg për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Beqaj vazhdimisht ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se Beqaj me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka shpërdoruar detyrën.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, duke kërkuar që ndaj tij të kryhet edhe hetim pasuror, madje ka lëshuar indicie se provat e dhëna nga SPAK çojnë në dyshimet se ish-ministri i Shëndetësisë mund të ketë falsifikuar dokumentet dhe ekziston mundësia që të ketë kryer edhe korrupsion.

Megjithatë, aktualisht ndaj Beqaj është në fuqi masa “detyrim paraqitje”. Çdo të premte, ai duhet të paraqitet në 15:30 para oficerit të BKH-së.

Por, paraqitja e kësaj të marte, është ndryshe nga të gjitha herët e tjera, pasi ai po jep sqarimet e tij dhe njëherazi po u jep përgjigje prokurorëve për çështjen e sterilizimit./O.S

Të fundit

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

Lajme të tjera

Web TV