Korridori Blu/ Rama tregon detaje: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Kashar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp ku dha detaje se çfarë ndodhi. Ai theksoi se këtë herë mbledhja tradicionale maratonë e shumicës qeverisëse ka patur 3 sesione ku në fokus ka qenë parlamenti, institucionet qendrore dhe në fund një mbledhje e ngushtë e kabinetit qeveritar.

“Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisë, me veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor”, u shpreh Rama.

Para se të kalonte tek pyetjet e gazetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal në disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan dhe që kanë të bëjnë me ato infrastrukturore. Ai theksoi se brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar për të cilin tha se është nevralgjik si pjesë e Korridorit Blu.


“Dëshiroj të them se në diskutim për veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, portuale dhe aeroportuale kemi diskutuar dhe kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me Korridorin Blu. Faktikisht brenda këtij viti do hapim për qarkullim aksin shumë të rëndësishëm nevralgjik të Thumanë-Kasharit ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar. Kemi qartësi për ecurinë e aksit e procesit për të filluar punën me aksin Milot-Thumanë, pjesë tjetër shumë nevralgjike. Besojmë që do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që praktikisht përfundon gjithë boshtin e Korridorit, ndërkohë që po punohet për fazën e parë të procesit të segmentit Milot-Muriqan, po punohet për projektin. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojën për financim të bajpasit të madh të Elbasanit, në kushtet kur Korridori VIII ecën me shumë shpejtësi falë gjeologjisë dhe terrenit të favorshëm deri sot që flasim”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Për kryeministrin duke parë edhe mënyrën si ka ecur puna do të përfundojë segmenti i parë hekurudhor Tiranë-Durrës.

“Jemi në kalendar për të përfunduar me segmentin e parë hekurudhor Tiranë-Durrës, sipas gjasave brenda vitit dhe kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur 10 stacione të tjera nga Kashari deri në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për të filluar punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për rrugën Durrës-Rrogozhinë, kemi përgatitur aplikimin tjetër për të shkuar më poshtë Rrogozhinë-Pogradec, që të kompletojmë Korridorin VIII me vijën hekurudhore”, tha ai.

Sa i përket projektit strategjik hekurudhor Durrës-Prishtinë, ai theksoi se ka një dakordësi nga të dyja qeveritë që vija hekurudhore të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe të përfundojë në Prishtinë.

“Ka një dakordësi në parim nga të dyja strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra, për sa kohë, po të kemi Vorë-Hani i Hotit, nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, u shpreh Rama./O.S

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV